Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Lidhur me aplikimin e kandidatëve për pranim në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2018/2019.
Kandidatë të cilët janë pranuar në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2018/19 të cilët nuk janë regjistruar për arsyje të ndryshme e si datët për regjistrim kanë pasur 17.09.2018 dhe 18.09.2018, iu njoftojmë se regjistrimi do të bëhet me datën 28.09.2018 dhe 29.09.2018 me kandidatët e pranuar në konkursin e afatit plotësues.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019, sipas të cilit do të pranohen 134 studentë.
Koordinatori i projektit “Euforia”, z. Iraj Hashi nga Universiteti Staffordshire, së bashku me z. Giani Canulloka nga Universiteti Politeknik i Marche-së në Ankona të Italisë dhe z. Jenny Herbert nga Universiteti Staffordshire, qëndruan sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari.
Në cilësi të panelistit, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari po merr pjesë në Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar të Shkencës, me titull ‘’Horizontet e Reja në Shkencë’’, i cili po mbahet në Institutin ‘’Yunus Emre’’, në Prishtinë.
Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, për zgjedhjet studentore 2018 se pas kalimit të afatit ligjor për të paraqitur ndonjë paqartësi tjetër lidhur me emrin, mbiemrin apo numrin personal, duhet të lajmrohen për përmirësim të ndonjë gabimi eventual në zyrën e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të UShAF-it shpall listat përfundimtare.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) po vazhdon të krijojë kushte maximale, duke sjellë pajisje të nevojshme për aftësimin e studentëve të këtij universiteti.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor, se afati për paraqitjen e provimeve të Shtatorit 2018, shtyhet edhe për tri ditë dhe atë duke filluar nga data 03.09.2018 deri më 05.09.2018 në orën 24.00. Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.
Lajmërohen studentët e FSHA-së, në studimet Master , se duke filluar nga data 03.09.2018 deri më 07.09.2018 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit 2018.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024
- L A J M Ë R I M 12 Nëntor, 2024