Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datë 12.10.2021 publikon Buletinin numër 1, lidhur me zgjedhjen e personelit akademik të rregullt (Profesor Asistent dhe Ligjërues), sipas konkursit publik, nr.prot. 2522/21,
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF se bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr, 01/37 të datës 24.09.2021, si dhe rekomandimit të Konferencës së Rektorëve të datës 25.09.2021, Senati i UShAF në mbledhjen e mbajtur me datën 29.09.2021 mori vendim që procesi mësimor për vitin akademik 2021/22 të filloi me datën 15 […]
Inxhinierja e Makinerisë dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës e kohëve të vështira 1989-1992, profesoresha Binaze Jashari ka shënuar sot ditën e pensionimit.
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF se bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 01/35 të datës 12.09.2021, çdo punonjës dhe student që hyn në Universitet duhet të posedoj njërën nga këto dëshmi:
Të nderuar studentë dhe mësimdhënës të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se shtyhen të gjitha provimet e parapara për afatin e shtatorit, deri më 26 shtator 2021.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 25.08.2021 deri më 31.08.2021 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit 2021.
Në kuadër të projektit “Rritja e Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)”, mbështetur nga Programi Erasmus +, me fonde nga Bashkimi Evropian, organizohet një konferencë shkencore ndërkombëtare dy-ditore mbi Mësimin Akademik dhe Kërkimin në shkencat natyrore, njerëzore dhe shoqërore: Roli kryesor i Teknologjisë dhe Inovacionit (ICALaRTI).
Njoftohen të gjithë të rinjt që dëshirojnë të bëhen pjesë e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe të cilët kanë vështirësi gjatë aplikimit, se mund të kyqen në linkun ushaf.net/apliko dhe të kryejnë aplikimin.
Pas vendimeve të marra nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) me datë 27.07.2021, për akreditim dhe riakreditim të programeve të studimit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së shpejti do të hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2021/22.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ju njofton se këtë vit akademik konkursi për studentë të rinjë për vitin akademik 2021/22, do të hapet gjatë muajit gusht ose shtator.