Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen hoteliere “Hotel Garden”, në Prishtinë
- 25 Mars, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen hoteliere “Hotel Garden”, në Prishtinë.
Qëllimi i Marrëveshjes është që studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit të realizojnë punën praktike në fushën e menaxhimit, si dhe zhvillimin e temave të diplomës në këtë Ndërmarrje, po ashtu edhe angazhimin e stafit akademik të UShAF në zgjidhjen e problemeve praktike shkencore të Ndërmarrjes.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoj pronarin e Ndërmarrjes hoteliere për pritjen dhe gatishmërinë e nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tha se për studentët është shume e nevojshme puna praktike, sepse sipas tij vetëm në këtë mënyrë ata do të kompletohen në profesionin e tyre dhe do të jenë të gatshëm për tregun e punës. Po ashtu, Rektori së bashku me stafin e tij përgëzuan pronarin e kësaj Ndërmarrje dhe mbetën të kënaqur për shërbimet profesionale të cilat ofrohen për klientët.
Ndërsa, pronari i Ndërmarrjes “Hotel Garden”, z. Shpend Shala u shpreh i kënaqur për fillimin e partneritetit me UShAF dhe shprehu nevojën e domosdoshme që në të ardhmen të ketë sa më shume profesionistë në fushën e hotelerisë. Gjithashtu, ai potencoi se do të jenë të gatshëm që të iu ndihmojmë studentëve që përmes punës praktike të zhvillojnë aftësitë e tyre menaxheriale në fushën e hotelerisë. Po ashtu, ai shprehi gatishmërinë që të ua jep mundësinë studentëve që të bejnë punë sezonale në këtë Ndërmarrje.
Hotel Garden është hotel me 5 yje, i vendosur në periferi të qytetit të Prishtinës dhe i njohur për shërbime cilësore dhe staf profesional.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- NJ O F T I M 3 Maj, 2024
- Festivali i Shkathtësive Digjitale 3 Maj, 2024
- L A J M Ë R I M 30 Prill, 2024