Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Trajnim i personelit akademik të UShAF për raste studimore të kompanive kosovare
- 23 Nëntor, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në kuadër të projektit “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësueshmëri”, po bëhet trajnimi i personelit akademik të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) për rastet studimore të kompanive.
Qëllimi i trajnimit është shfrytëzimi i rasteve të studimit të kompanive kosovare dhe inkorporimi i ideve në procesin mësimor tek studentët, formë e cila ndërlidhë mësimin praktik me atë teorik dhe bënë përgatitjen e studentëve për njohje më të mirë të bizneseve dhe operimit të tyre në Kosovë.
Gjatë trajnimit u elaboruan çështjet që kanë të bëjnë me: dallimin e planit të biznesit dhe rastit studimor, faktorët e rëndësishëm për rastin studimor, sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë, praktikat e pranueshme me të cilat mund të arrihet deri tek suksesi, historia e kompanisë dhe personat kyç në kompani, aplikimi dhe testimi i teorisë dhe motivimi i studentëve për krijimin e lidhjeve reciproke student-profesor për të krijuar mundësinë që edhe studentët të japin zgjidhje dhe të jenë sa më kreativ.
Po ashtu, u elaborua edhe mungesa e resurseve njerëzore, mungesa e stafit të kualifikuar dhe çështjet që duhet të zgjidh kompania e deri tek dhënia e ideve për tejkalimin e situatave të ndryshme.
Projekti “Krijimi i Qendrave nga Teoria në Praktikë për Inovacion dhe Punësueshmëri” është projekt i programit Erasmus+, i financuar nga Bashkimi Evropian, ku UShAF është partner në projekt.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- NJ O F T I M 3 Maj, 2024
- Festivali i Shkathtësive Digjitale 3 Maj, 2024
- L A J M Ë R I M 30 Prill, 2024