Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentë e UShAF në Panairin Shtëpiak Profesional “PRO EXPO
- 7 Maj, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
![](https://ushaf.net/wp-content/uploads/2018/05/DSC_0148-840x430.jpg)
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të shoqëruar nga profesori i tyre Florit Hoxha, morën pjesë në Panairin Shtëpiak “PRO EXPO’’ në Prishtinë.
Studentët në këtë panair patën mundësinë që të njohin më të rejat e tregut të punës, si dhe të shohin për së afërmi produktet e kompanive me renome botërore, si: Blum, Inoxa, Herz, Franke, Flex, etj.
Për Kompanitë ekspozuese dhe produktet e tyre në këtë panair, studentët patën prezantim nga pronarja e kompanisë PROKUALITET, znj. Vjollca Krasniqi dhe menaxherja e kompanisë, znj. Besmira Avdiu.
Panairi “PRO EXPO” është i pari i këtij lloji në Kosovë, i organizuar nga kompania PROKUALITET dhe ka për qëllim bashkimin e të gjithë menaxherëve të Fabrikave evropiane ekspozuese dhe krijimin e mundësisë së bashkëpunimit në mes të prodhuesëve vendor dhe atyre të huaj.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 25 Qershor, 2024
- Në UShAF zhvillohet takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore Kim Vu Dinh nga SHBA 24 Qershor, 2024
- Në UShAF u mbajt Tryezë Shkencore me temën “Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve” 21 Qershor, 2024