Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Profesori i Matematikës nga Shqipëria Bardhyl Selimi mbajti ligjëratë para studentëve të UShAF
- 28 Mars, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt ligjëratë me temën ‘’Aparati matematik në problemet zbavitëse’’, nga Profesori Bardhyl Selimi nga Shqipëria, i njohur ndryshe si Bardhyl Gllavica, i biri i patriotit dhe atdhetarit të shquar të çështjes shqipëtare, Adem Gllavica nga komuna e Lipjanit.
Rektori i UShAF, Prof. Dr Agron Bajraktari e priti në takim profesorin Selimi, të cilin e falënderoi për gjetjen e kohës për të mbajtur një ligjëratë mjaft atraktive dhe më e veçant nga ato të deritanishmet. Njëherit të pranishmit i njoftoj për këtë personalitet të rëndësishëm, i cili rrjedh nga një familje atdhedashëse, e cila dha kontribut të madh në çështjen kombëtare.
Profesori Selimi, falënderoj rektorin dhe stafin e UShAF për mikëpritjen dhe në fillim bëri një prezantim të shkurtër për familjen e tij, e cila sipas tij ka kaluar nëpër sfida të ndryshme të jetës.
Para studentëve, profesori Selimi po ashtu mbajti një ligjëratë rreth problemeve matematikore logjike-zbavitëse, të cilat zgjojnë kurreshtje tek rinjtë gjatë zgjidhjes së tyre.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | |||||
| 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 |
| 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 |
| 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 |
| 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Shpallja e ofertuesit fitues nga projekti GITEKA- Nr. Projekti 101179495 – ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-1 31 Tetor, 2025
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me restorantin “Hija e Maleve” në Jezerc 27 Tetor, 2025
- Ambasadori i Italisë në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UShAF dhe SmartCity Corporation në Itali 21 Tetor, 2025





