Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
LAJMËRIM
- 7 Shkurt, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
![](https://ushaf.net/wp-content/uploads/2018/02/E6560741-CF0F-46A2-8B5B-58FC89C5F7FD.jpeg)
Universiteti Teknik i Rigës njofton për thirrjen e hapur për shkollën verore ndërkombëtare ‘’Nonlinear Life’’. Edicioni i II-të, këtë vit do të mbahet nga 12.08.2018 deri më 24.08.2018 në kryeqytetin e Letonisë – Riga.
Në këtë vit, profesorët nga Republika Çeke, Gjermania, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, Spanja, Turqia dhe SHBA, do të mbajnë ligjërata, do të ndajnë përvojën e tyre dhe do të ofrojnë tema për projektet e konvergjencës shkencore që do të zhvillohen nga studentët gjatë shkollës verore.
Programi shkencor i Shkollës verore 2018 do të përfshij fushat e mëposhtme:
• Bashkimi i radiologjisë, kardiologjisë, inxhinierisë mjekësore dhe fizikës;
• Formalizimi i fenomeneve jolineare;
• Biologjia strukturore dhe gjenetika;
• Nanoteknologjitë dhe nanomaterialet;
• Nanomedicine;
• Biomateriale;
• Fenomenet sipërfaqësore;
• Proceset jolineare optike dhe elektrike për bio-objekte.
Studentët do të vizitojnë institucione të kujdesit shëndetësor të avancuar, si: Qendra Onkologjike e Letonisë, si dhe ndërmarrje si Instrumente Shkencore Baltike dhe Qendra e Mjekësisë Bërthamore ‘’Riga’’ (laborator kërkimor për mjekësinë bërthamore, e cila ofron shërbime kërkimore dhe kërkimore komerciale).
Pagesa për pjesëmarrje është 700 €. Bazuar në vlerësimin e dokumenteve të aplikimit, pjesëmarrësi me rezultatet më të mira do të marrë zbritje për mbulimin e pagesës për pjesëmarrje.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është deri me 7 Maj 2018.
Formulari i aplikimit mund të shkarkohet në
https://www.rtu.lv/writable/public_files/RTU_application_form_2018nonlinear_life.doc
Për informata më të hollësishme ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit: https://www.rtu.lv/en/nonlinearlife
Për më shumë informata në lidhje me Shkollën Verore shkruani në e-mailin: [email protected].
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 25 Qershor, 2024
- Në UShAF zhvillohet takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore Kim Vu Dinh nga SHBA 24 Qershor, 2024
- Në UShAF u mbajt Tryezë Shkencore me temën “Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve” 21 Qershor, 2024