Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
LAJMËRIM
- 4 Janar, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Pa Komente
Lajmërohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Viti i tretë, të cilët janë pjesë e Universitetit të Prishtinës (UP), se në bazë të konkursit të shpallur nga UP për ndarjen e bursave universitare, për vitin akademik 2017-2018 nga data 05.01.2018 deri me 18.01.2018 mund të aplikojnë për ndarjen e bursës.
Studentët të cilët duan të aplikojnë për bursë, duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:
- Të jetë student i rregullt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj;
- Të jetë student i vitit të tretë;
- Të mos ketë vit të përsëritur të studimeve;
- T’i ketë të dhëna të gjitha provimet e vitit paraprak të studimeve në afatin e shtatorit të vitit akademik 2016/17;
- Të ketë notë mesatare të studimeve më së paku 8:00.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Kërkesa për ndarjen e bursës;
- Flëtëparaqitja për konkurrim për ndarjen e bursës;
- Pasqyrën e notave;
- Vërtetimin për regjistrimin e vitit akademik 2017/18;
- Vërtetim për kryerjen e të gjitha provimeve të vitit paraprap.
Të gjitha dokumentet e nevojshme, studentët mund t’i nxjerrin te Zyra e Shërbimit të Studentëve.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- USHAF nuk pranon ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e tij 13 Nëntor, 2026
- DEKLARATË PUBLIKE E ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES NGA RADHËT E UShAF: AUTONOMIA UNIVERSITARE NUK MUND TË CENOHET PËRMES NDËRHYRJEVE ARBITRARE DHE TEJKALIMIT TË KOMPETENCAVE LIGJORE 13 Nëntor, 2026
- L A J M Ë R I M 13 Nëntor, 2026
