Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari vizitoi Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Ferizaj
- 14 Nëntor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof.Dr. Agron Bajraktari e ka vizituar sot Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Ferizaj, ku është pritur nga drejtori i kësaj shkolle, z. Abdullah Imeri. Gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes Universitetit dhe kësaj shkolle, e cila i ka disa drejtime të ngjashme me ato në UShAF.
Me këtë rast, rektori Bajraktari përmendi faktin se ka më shumë se një vit që ka filluar bashkëpunimi me këtë shkollë dhe ndihmën që i ka dhënë Universiteti kësaj shkolle me mjete për labroratorë, kompjuterë dhe paisje tjera.
“Kjo është një ndihmë modeste, e cila ka ndihmuar në realizimin e kurrikulave shkollore. Por, bashkëpunimi ynë vazhdon në përgatitjen e kurrikulave të përbashkëta. Ky bashkëpunim mendojmë se ndihmon në përgatitjen e nxënësve të kësaj shkolle, që do të jenë studentë të universitetit tonë, dhe si rezultat edhe në ngritjen e cilësisë në UShAF, që është edhe qëllimi ynë kryesor”, tha Rektori.
Duke folur për cilësinë në arsim, e në veçanti në arsimin e lartë, rektori Bajraktari tha se me kushtet që kanë studentët tanë janë të krahasueshëm me ata të vendeve të zhvilluara, por jo edhe arsimi si fushë. “Kemi bërë hapa të mirë përpara, por ende jemi larg që të jemi të krahasueshëm me vendet e zhvilluara”, tha ai, ndërsa i bëri thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të rrisin investimet në arsim, sidomos sa i përket punës praktike.
Ndërsa, drejtori i Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë, z. Abdullah Imeri falënderoi rektorin Bajraktari për ndihmën që i është bërë kësaj shkolle nga ana e UShAF dhe theksoi se kjo praktikë e krijuar tashmë mes Universitetit dhe kësaj shkolle, mund të ndryshojë gjendjen në arsim. “Po të kishte ekzsituar një koordinim i tillë edhe në të kaluarën i universiteteve me shkollat e mesme, do të kishim një gjendje tjetër tani”, tha ai, ndërsa theksoi se për nxënësit e kësaj shkolle, si dhe për vet shkollën, një bashkëpunim i tillë është shumë i nevojshëm.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024
- L A J M Ë R I M 12 Nëntor, 2024
This post is also available in: English