Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në ShBA, rektori Bajraktari mori pjesë në Samitin mbi kultivimin e vetëqëndrueshmërisë globale
- 25 Mars, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë edhe në Takimin e tretë vjetor të serive të samitit mbi kultivimin e vetëqëndrueshmërisë globale.
Në këtë takim, i cili është mbajtur për katër ditë me radhë në Universitetin “James Madison” në Harrisonburg të Virgjinias, rektori Bajraktari ka mbajtur një ligjëratë me temën: Transformimi shoqëror dhe kulturor në Kosovë: një rast i studimit kombëtar.
Gjatë ligjëratës së tij, Rektori para shumë pjesëmarrësve foli për periudha të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, të cilat kanë pasur ndikim të madh në shoqërinë dhe në kulturën shqiptare në Kosovë.
Takimi i serisë së samiteve është një iniciativë shumëinstitucionale dhe ka për qëllim të nxisë transformimin e mësimdhënies dhe të mësuarit e bazuar në hulumtime dhe praktika.
Samiti është i koncentruar në pesë dimensione të rëndësishme të çështjeve globale, duke përfshirë zgjidhjen e konflikteve, të drejtat e njeriut, qëndrueshmërinë, edukimin global, të kuptuarit e kulturës dhe religjionit.
Ky organizim vjetor është themeluar në vitin 2015 dhe studiues dhe profesorë nga universitete të njohura takohen çdo vit për të diskutuar strategji dhe për të gjetur mundësi të reja për projekte të fokusuara nën ombrellën e temave të Samitit.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | |||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF dhe SolaRit Academy organizuan trajnim treditor për Sistemet Solare Fotovoltaike (PV) 1 Qershor, 2026
- KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE TË RREGULLT TË UShAF NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE. 29 Maj, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 – Afati i Qershorit 29 Maj, 2026
This post is also available in: English
