Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF vazhdon me bashkëpunimin ndërkombëtar me dy universitete të Çekisë
- 11 Mars, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
![](https://ushaf.net/wp-content/uploads/2017/03/media-share-0-02-05-ac41fcf9d06e6ca311f60f029d0086699afc8263892f4e5bf7f4d8554556594a-62a8199d-be7b-4e90-8d83-d4ac4547b93e-840x430.jpg)
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj e vlerëson si pjesë e rëndësishme e zhvillimit të Universitetit bashkëpunimin ndërkombëtar. Prandaj, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari, gjatë vizitës zyrtare në Çeki është pajtuar për bashkëpunim edhe me dy universitete të Çekisë: me Universitetin “Mendel”, në Brno dhe me Universitetin e Shkencave Jetësore, në Pragë.
Qëllimi i këtyre Marrëveshjeve është bashkëpunimi akademik i shkëmbimit të përvojave, mësimdhënësve, studentëve, litëraturës, bashkëpunimit shkencor, si dhe pjesëmarrja e përbashkët në projekte të ndryshme dhe fonde ndërkombëtare për arsim dhe shkencë.
Rektori Bajraktari u nda i kënaqur nga kjo vizitë dhe pritja që iu bë nga stafi menaxherial i këtyre dy universiteteve, e ne veçanti falënderoi prorektorët Michal Lostak – prorektor në Universitetin e Shkencave Jetësore, në Pragë dhe Martin Klimanek – prorektor për edukim në Universitetin “Mendel” të Brnos, ndërsa theksoi se për UShAF, si universitet i vetëm i shkencave të aplikuara në Kosovë, bashkëpunimi ndërkombëtar është i një rëndësie të veçantë.
Rektori u shpreh i bindur se nga ky bashkëpunim do të përfitojnë të gjitha këto institucione të arsimit të lartë, e sidomos UShAF si universiteti më i ri publik në vend, i cili po bën të pamundurën për përgatitjen e kuadrove të reja me shkathtësi dhe kompetenca jo vetëm për tregun vendor, por edhe për atë ndërkombëtar.
Të dyja universitetet, me të cilat do të bashkëpunojë Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, janë universitete të fuqishme dhe të pajisura mirë nga ana e laboratoreve.
Udhëheqësit e të dy universiteteve janë shprehur të gatshëm që të vizitojnë UShAF-in dhe të shohin nga afër mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë më qëllim të përfitimit të studentëve dhe stafit akademik, por edhe ekonomisë së vendeve të tyre.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 25 Qershor, 2024
- Në UShAF zhvillohet takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore Kim Vu Dinh nga SHBA 24 Qershor, 2024
- Në UShAF u mbajt Tryezë Shkencore me temën “Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve” 21 Qershor, 2024
This post is also available in: English