Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen “Bungu” për punën praktike të studentëve
- 23 Nëntor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Fërizaj (USHAF), ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen për përpunimin e drurit “Bungu” në Gjilan, e cila është e specializuar në fushën e Arikitekturës së Interierit, Dizajnit të Mobileve dhe Teknologjisë së Drurit.
Marrëveshja ka për qëllim që t’iu mundësojë studentëve të USHAF kryerjen e mësimit praktik, pra ka të bëjë me lidhshmërinë emësimnxënies teorike me punën praktike, për arritje më të mëdha të studentëve në profesionin e tyre të së ardhmes, në të mirë të zhvillimit ekonomik.
Me këtë rast, rektori i USHAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi Ndërmarrjen “Bungu” për gatishmërinë që të hapë dyert për studentët dhe të ndihmojë në përgatitjen e tyre, pasi që kjo ndërmarrje ofron shërbime të përafërta me programet që ekzistojnë në Universitet.
Rektori Bajraktari shprehu vendosmërinë e USHAF që të krijojë rrjet të gjerë të bashkëpunimit me bizneset, në mënyrë që nga ky partneritet përfitimi të jetë i dyanshëm.
“Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj tashmë ka një bashkëpunim të gjerë me biznese vendore dhe është i interesuar që këtë bashkëpunim ta zgjerojë edhe më tutje, sepse në këtë mënyrë do të përfitojnë studentët tanë dhe Universiteti në përgjithësi, por edhe bizneset do të mund të përdorin kapacitetet tona akademike për zgjidhjen e vështirësive në kompanitë e tyre”, tha ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i Ndërmarrjes “Bungu”, z. Bujar Hasani u shpreh i kënaqur që do të kenë mundësi të jenë partnerë të USHAF dhe të japin kontributin e tyre në përgatitjen e studentëve përmes punës praktike.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024
- L A J M Ë R I M 12 Nëntor, 2024