Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari në vizitë zyrtare në SHBA
- 21 Tetor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e një delegacioni nga Kosova të prirë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, pjesë e të cilit janë edhe rektorët tjerë të universiteteve publike të vendit.
Rektori Bajraktari, ministri Bajrami dhe Rektorët e Universiteteve Publike , gjatë kësaj vizite janë pjesëmarrës në “Samitin për Kosovën” i cili është organizuar në Universitetin “James Madison “ dhe në disa universitete tjera si ai i Harrisonburg,Virgjinias etj., në të cilët po mbahen punëtori lidhur me avancimin e Sistemit Arsimor të Kosovës , ku prioritet po i jepet Arsimit të Lartë.
Rëndësi e posaçme në këto punëtori është duke iu kushtuar Strategjisë në përmirësimin e shërbimeve financiare dhe planifikimin strategjik, si dhe menaxhimit të buxheteve nga ana e universiteteve.
Gjatë qëndrimit në SHBA, rektori Bajraktari dhe pjesëmarrësit e tjerë, sipas agjendës po realizojnë një sërë takimesh edhe me përfaqësues të Bankës Botërore, të USAID-it të cilët me projekte të ndryshme po e ndihmojnë arsimin në Kosovë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 25 Qershor, 2024
- Në UShAF zhvillohet takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore Kim Vu Dinh nga SHBA 24 Qershor, 2024
- Në UShAF u mbajt Tryezë Shkencore me temën “Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve” 21 Qershor, 2024