Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Vizitë studimore e studentëve të UShAF në qytetin e Pejës
- 22 Maj, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Në kuadër të javës praktike studentët e fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dheTeknologjisë së Drurit, të udhëhequr nga profesorët e tyre, z. Rrahim Sejdiu dhe z. Kushtrim Cukaj, realizuan një vizitë ditore nëpër objekte me rëndësi kulturore dhe historike në komunën e Pejës.
Qëllimi i kësaj vizite ishte realizimi i mësimit praktik të studentëve në kuadër të lëndës “Historia e Arkitekturës së Interierit”.
Gjatë kësaj vizite studentët patën rastin të vizitojnë objekte prodhuese dhe të banimit me vlera të mëdha historike dhe kulturore. U vizitua Kompleksi “Haxhi Zeka”, ku studentët u njoftuan me historikun e Mullirit, si dhe konstruksionet e tij të drurit. Pastaj u vizitua “Qarshia e Pejës”, me ç’rast informacionet për këto objekte i dha drejtori i Zhvillimit ekonomik, z. Artan Gashi dhe drejtori i Shërbimeve publike, z. Ukë Selimi.
Po ashtu, u vizitua edhe Muzeu Etnologjik, ku studentët patën rastin të dëgjojnë ligjëratë nga drejtoresha, znj. Besa Berisha, e cila informoi për historinë e mobileve dhe interierin i cili është aplikuar në këtë rajon të Kosovës. Për vlerat arkeologjike studentët u noftuan nga arkeologu, z. Sefer Lajqi. Gjithashtu për rëndësinë e kullave nëpër dekada të ndryshme historike si dhe trashëgiminë kulturorte me studentë mbajti ligjëratë, z. Avdyl Hoxha – drejtor i Institutit Arkeologjik.
Studentët vizitën e përmbyllen në shijimin e bukurive natyrore të Drinit të Bardhë.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF feston 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës 19 Shkurt, 2025
- Urimi i Rektorit Bajraktari për Ditën e Pavarësisë 16 Shkurt, 2025
- Rektori Bajraktari priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan 14 Shkurt, 2025
This post is also available in: English