Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
USHAF u vizitua nga eksperti i Bankës Botërore, z. Hans Vossensteyn
- 13 Mars, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, sot e vizitoi Prof. Dr. J.J. Hans Vossensteyn nga Universiteti i Twente në Holandë, i cili njëkohësisht është edhe Konsulent në Bankën Botërore.
Vossensteyn u prit nga menaxhmenti i lartë i UShAF, ku u dikutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes dy palëve për të mbështetur Universitetin.
Hans Vossensteyn u informua nga prorektorët e UShAF, z. Afrim Loku, z. Bujar Pira dhe z. Sulejman Meta, rreth zhvillimit të UShAF dhe sfidave nëpër të cilat po kalon si Universiteti më i ri publik në vend dhe i vetmi i profilizuar.
Prorektorët folën edhe për numrin e studentëve, numrin e stafit, fakultetet dhe programet, me të cilat funksionon UShAF-i, e po ashtu edhe për shumë çështje të tjera me interes për Universitetin, të cilat kanë përfunduar si procese apo aktivitete me rëndësi, ose që janë planifikuar të fillohen. Ata e falënderuan z. Vossensteyn për vizitën dhe për gatishmërinë për bashkëpunim që po i ofrohet Universitetit për përmbushjen misionit të tij.
Ndërsa, z. Vossensteyn u shpreh i kënaqur nga ky takim dhe pritja që iu bë nga menaxhmenti i UShAF.
Të dyja palët u dakorduan që të bashkëpunojnë për interes të Universitetit dhe u zotuan për gjetjen e formave të bashkëpunimit me qëllim të avancimit të proceseve në të ardhmen.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | |||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF dhe SolaRit Academy organizuan trajnim treditor për Sistemet Solare Fotovoltaike (PV) 1 Qershor, 2026
- KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE TË RREGULLT TË UShAF NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE. 29 Maj, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 – Afati i Qershorit 29 Maj, 2026
This post is also available in: English