Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF hap konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj
- 12 Shtator, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019, sipas të cilit do të pranohen 134 studentë.
Në afatin plotësues, do të pranohen 60 studentë të rregullt, ndërsa 8 vende janë rezervuar për familjarët e dëshmorëve, 47 për komunitetet joshumicë, 11 për kandidatët nga Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 8 për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia.
Kandidatët për studentë të rregullt të UShAF, në afatin plotësues do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:
- Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit
- Inxhinieri Industriale me Informatikë
Konkursi do të jetë i hapur deri më 19 shtator 2018, në ora 16:00, ndërsa aplikimet mund të bëhen çdo ditë (përfshirë edhe ditën e shtunë).
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF shënon 10-vjetorin e themelimit 16 Korrik, 2025
- Rrezultatet përfundimtare Bachelor dhe Master Afati i Parë-2025/2026 14 Korrik, 2025
- Rrezultatet preliminare Baçelor dhe Master Afati i Parë- 2025/2026 11 Korrik, 2025