Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Urimi i rektorit Bajraktari për Ditën e Pavarësisë
- 17 Shkurt, 2019
- Posted by: admin
- Category: Uncategorized @sq
Pa Komente

Republika e Kosovës sot shënon 11 vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste, ne kujtojmë të gjitha përpjekjet shekullore për liri dhe shtet, të gjithë ata që ia falën jetën atdheut, të gjithë ata që nuk e kursyen mundin dhe punën në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetësisë.
Ne, tash kemi një mision tjetër, që ta bëjmë Kosovën një shtet të fuqishëm! Nuk duhet të kursejmë energjinë tonë në punë, në studime, në shkencë, në mënyrë që ta zhvillojmë vendin.
Me punën tonë, ne nderojmë heronjtë, dëshmorët e martirët. Punën dhe mundin tonë ua kemi borgj fëmijëve tanë dhe të ardhmes së Kosovës!
Urime 17 shkurti – Dita e Pavarësisë!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF hap afat të dytë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2025/26 11 Shtator, 2025
- UShAF së shpejti me konkurs plotësues për studentë të rinj 10 Shtator, 2025
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Shtatorit 2 Shtator, 2025