Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Thirrje e hapur për mobilitet në Universitetin Teknik të Rigas, në Letoni
- 4 Tetor, 2018
- Posted by: admin
- Category: ZMN
Universiteti Teknik i Rigas në Letoni në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për bursa për mobilitet, për semestrin pranveror 2019. Thirrja për Mobilitet përmban 16 bursa, në nivel të Kosovës.
Studentët duhet të dorëzojnë:
- Transkriptin e notave,
- Kopjen e pasaportës,
- Dëshiminë e regjistrimit dhe letrën e nominimit nga universiteti juaj,
- Dëshmi të njohjës së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti juaj në shtëpi),
- Kohëzgjatja e mobilitetit është 1 semestër (5 muaj),
- Bursa mujore është 750 – 800 EUR / muaj.
Bazuar në llogaritësin e distancës së programit Erasmus +, Komisioni Evropian cakton përkrahjen për udhëtime. Për Kosovën është 275 euro. Universiteti Teknik i Rigës rimburson mbështetjen e udhëtimit pasi përfituesi i grantit ka ardhur në bazë të kostove faktike. Nëse shuma tejkalon 275 euro, përfituesi i grantit duhet të mbulojë vetë shumën shtesë.
Për më shumë informacione rreth mënyrës së procedurës së aplikimit dhe listës së lëndeve, klikoni në këto linqe.
http://fsd.rtu.lv/erasmus-partner-countires/?lang=en
https://incomingexchange.rtu.lv/applicant/register
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Ejani të takoni universitetet franceze në Institutin Francez të Kosovës më 23 nëntor! 18 Nëntor, 2026
- Hajrullah Çeku dhe Afrim Loku kërcënojnë Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj: nëse nuk pranohet Afrim Loku, do të ndalen fondet dhe do të bllokohet akreditimi i programeve! 17 Nëntor, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2026/2027- Afati i Nëntorit 16 Nëntor, 2026