Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

Prof. As. Dr. Agim Thaqi

Anëtar i Këshillit Drejtues

Nga viti 2021, Prof. As. Dr. Agim Thaqi është anëtar i Këshillit Drejtues, i zgjedhur nga Senati i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Thaqi është poashtu mësimdhënës në Fakultetin e Menaxhmentit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Në vitin 2022, Thaqi, zgjedhet Prof. As. Dr. në fushën e shkencave sociale. Nga viti akademik 2016-2022, Thaqi, ishte ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në lëndët ekonomike, në fushën e marketingut. Karrierën e tij akademike, në universitet, e filloi në vitin akademik 2014-2015, si asistent i lendeve ekonomike, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në Universitetin e Prishtinës.

Thaqi është i profilizuar në fushën e “Marketingut”, duke përfunduar studimet bachelor, master si dhe ato të doktoratës, në Departamentin e Marketingut, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Ai ka të publikuara punime shkencore në fushën e ekonomisë si dhe atë të marketingut. Poashtu është pjesëmarrës në disa konferenca shkencore, ku edhe prezentoi hulumtimet e tij në fushën e marketingut.

This post is also available in: English