Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentët e UShAF realizuan vizitë studimore në qytetin e Shkupit
- 19 Prill, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, realizuan një vizitë studimore në qytetin e Shkupit, me ç’rast vizituan Panairin e Makinave CNC të organizuar nga Yugoimpex.
Në Panair, studentët patën rastin që të njoftohen me të arriturat më të reja të teknologjisë së makinave CNC, të cilat i ofrojnë kompanitë e ndryshme evropiane, si dhe u njoftuan nga mësimdhënësit e këtij Fakuklteti, Prof. Muhamet Ymeri dhe Prof. Bujar Jashari, për të rejat dhe zhvillimet e fundit të këtyre makinave.
Gjatë kësaj vizite studimore, studentët vizituan edhe qendrën e këtij qyteti, me ç’rast ndëgjuan një ligjëratë nga mësimdhënësja e tyre, Prof. Lejla Ibrahimi, e cila u foli për materialet në dizajn dhe arkitekturë. Ligjërata u zhvillua tek “Ura e Gurit”, e cila është simbol i qytetit të Shkupit dhe gjithashtu e lidh qytetin e vjetër me sheshin. Sheshi ka një arkitekturë të re dhe shumë skulptura të ndryshme.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | |||||
3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 |
10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 |
17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 |
24 | 25 | 26 | 27 | 28 |