Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Stafi akademik i UShAF morën pjesë në punëtorinë për zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave, në kuadër të projektit “Euforia” në Nothingham Trent University
- 30 Janar, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit ZMN

Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku dhe profesoresha, znj. Leonora Haliti Rudhani (Koordinatore për Zhvillim Akademik) morën pjesë në punëtorinë për zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave në Nothingham Trent University në Angli, në kuadër të projektit “Euforia”, i cili është pjesë e programit Erasmus+.
Gjatë kësaj punëtorie 5 ditore, u mbajtën tranime për pjesëmarrësit për zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave të tyre, duke i orientuar në nevojat e tregut, të shkruarit dhe rezultatet e të mësuarit (ILO) në module dhe zbatimin e këtyre rezultateve ILO brenda programeve të tyre. Kjo mënyrë e hartimit të kurrikulave ka për qëllim rritjen e punëueshmërisë dhe gatishmërinë e studentëve të diplomuar për tregun e punës.
Po ashtu, pjesëmarrësit u takuan me studentët e Nothingham Trent University të programit të ndërmarrësisë, të cilët aktualisht ishin kyçur në tregun e punës, ku patën rastin të dëgjojnë nga ta përvojtat e tyre sa kanë qenë të përgatitur për tregun e punës.
Gjatë kësaj punëtorie pjsëmarrësit patën rastin që të marrin nga përvojat e praktikave më të mira nga dy universitete britanike: Staffordshire University dhe Nothingham Trent University, lidhur me organizimin e moduleve dhe vlerësimin e studenteve.
Projekti “Euforia” ka për qëllim të krijojë dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe ndërmarrjeve, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në lëminë prodhuese – industriale.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Ambasadori i Italisë në Kosovë mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UShAF dhe SmartCity Corporation në Itali 21 Tetor, 2025
- Studentët e UShAF prezantojnë punën dhe kreativitetin e tyre në Panairin Studentor 2025 21 Tetor, 2025
- Rektori Bajraktari mori pjesë në Konferencën e 9-të Vjetore të Procesit të Berlinit për Shkencë, Arsim, Kërkim dhe Inovacion 20 Tetor, 2025
This post is also available in: English