Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari po merr pjesë në Forumin e 11-të Evropian për Sigurim të Cilësisë në Lubjanë
- 18 Nëntor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari dhe Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë, z. Bujar Pira, po marrin pjesë në Forumin e 11-të Evropian për Sigurim të Cilësisë, i cili po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.
Në këtë Forum po marrin pjesë rektorë, prorektorë, zyrtarë për sigurimin e cilësisë në institucione të arsimit të lartë dhe studentë nga shumë universitete evropiane.
Ky Forum i organizuar nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane, ofron një platformë për diskutim, zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave midis aktorëve kryesorë në sigurimin e cilësisë.
Në seancat plenare që do të mbahen përgjatë tri ditëve sa zgjatë ky Forum, me titull:
“Kualiteti në kontekst – përmirësimi rrënjësor”, do të kombinohen diskutimet nga praktika të ndryshme, apo hulumtime të bazuara, ndërsa do të vazhdohet me punëtori për zhvillimet aktuale për sigurimin e cilësisë.
Rektori i USHAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë Forum është e rëndësishme, për faktin se Kosova po bënë përpjekjet maksimale për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, pra edhe në arsimin e lartë.
Rektori ka theksuar se nga ky aktivitet do të mund të marrin nga përvojat e vendeve të zhvilluara, të cilat janë pjesëmarrëse në Forum dhe do të kenë mundësinë të diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit me universitete e institucione të arsimit të lartë për të ngritur cilësinë në këtë nivel të arsimit.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Stafi akademik nga UShAF realizon vizitë pune në Universitetin WSB në Poloni 8 Tetor, 2025
- UShAF dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg zhvillojnë punëtori për programin e përbashkët “Sustainable Architecture and Civil Engineering for a Circular Future” 7 Tetor, 2025
- THIRRJE E HAPUR PËR MOBILITET NDËRKOMBËTAR NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+ (KA171) NË UNIVERSITETIN SAPIENZA TË ROMËS – SEMESTRI I DYTË, 2025/2026 7 Tetor, 2025