Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të UShAF dhe Kompanisë “Bibaj Group” në Ferizaj
- 18 Dhjetor, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
![](https://ushaf.net/wp-content/uploads/2018/12/A1ADBCD5-B489-41B2-938A-551CF9782481-840x430.jpeg)
Edhe një mundësi e mirë për studentët e Universitetit tëShekncave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me Marrëveshjen e nënshkruar nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Drejtori Gjeneral i Kompanisë “Bibaj Group”, në Ferizaj, z. Ekrem Hyseni, për punë praktike të studentëve.
Rektori Bajraktari, e falënderoj drejtorin e Kompanisë për ofrimin e mundësisë për studentët e UShAF, të cilët sipas tij duke qenë më afër me kompaninë, do të aftësohen dhe perfeksionohen për ndërtimin e karrierës së tyre, e po ashtu, edhe kompania do të përfitoj në të ardhëmn nga UShAF eksperta të lëmisë së nevojshme.
Ndërsa, z. Hyseni falënderoi Rektorin për këtë bashkëpunim, si dhe u shpreh i gatshëm të ndihmoj studentët dhe tha se Kompania të cilën e përfaqëson ai, do të jetë në dispozicion çdoherë për të dhënë kontributin në aftësimin e tyre,
Kompania “Bibaj Group”, është e specializuar ne fushën e menaxhimit të tregëtisë me shumicë dhe pakicë të pajisjeve tëautomjeteve dhe ka shtrirje të biznesit në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, dhe Slloveni. Po ashtu, zhvillon veprimtarinë e saj edhe në fusha të tjera si në: veprimtari hoteliere, bankiere dhe produkte ushqimore (Hoteli “Morea”, në Prevallë, “Bi Bankë”, në Ferizaj dhe Fabrika e Bukës në Ferizaj.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | |||||
3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 |
10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 |
17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 |
24 | 25 | 26 | 27 | 28 |