Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj filloi realizimin e Marrëveshjes, të cilën e bëri kohë më parë me Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, në kuadër të programit Erasmus+. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është, shkëmbimi i përvojave universitare në mes të studentëve, stafit akademik dhe stafit administrativ.
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, patën rastin të dëgjojnë një ligjëratë shumë me rëndësi për jetën publike, por edhe për biznesin nga z. Mentor Ilazi, një menaxher shumë i suksesshëm në shtetin zviceran, i cili foli para tyre për përvojat e menaxhimit dhe riciklimit të mbeturinave.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj priti sot Përfaqësuesit e Ndërmarrjeve Hoteliere të komunës së Ferizajt dhe më gjerë. Në takim u shqyrëtua planprogrami mësimor i Menaxhmentit të Turizmit dhe Hotelerisë.
Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 22.02.2017 e deri më 24.02.2017 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2016/17 dhe i semestrit dimëror për ata studentë që nuk e kanë regjistruar ende.
Sot, në këtë ditë të madhe të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kujtojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët, të cilët e bënë sakrificën më sublime për ta sjellë tek ne Lirinë dhe Pavarësinë!
Lajmërohen studentët e vitit të parë në studimet Bachelor, të gjitha Fakultetet se duhet t’i regjistrojnë lëndët e semestrit të dytë në SMU.
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i USHAF-it, se për nderë të festës së Pavarësisë së Kosovës, me datën 17.02.2017 nuk do të punohet.
Rekrori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari ka shpërndarë në mënyrë simbolike ID-të për studentët e Universitetit, me ç’rast ka theksuar se ky është një rast unik për UShAF-in dhe studentët.
Lajmërohen studentët e vitit të parë në studimet Bachelor, se me datën 10.02.2017, bëhet shpërndarja e ID kartelave.
Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 06.02.2017 e deri më 16.02.2017 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2016/17.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF përkujton Epopenë e UÇK-së 5 Mars, 2026
- UShAF shpall konkurs për staf akademik 25 Shkurt, 2026
- Lajmërim 24 Shkurt, 2026