Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Filloi java praktike për studentët e UShAF
- 15 Maj, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
![](https://ushaf.net/wp-content/uploads/2017/05/18449417_1284868944962519_485492088627580904_o-840x430.jpg)
Studentët e fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit si dhe studentët e Turizmit dhe Ambientit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së bashku më profesorët e tyre, filluan javën praktike në hapësirat e Universitetit. Punëtoritë u organizuan në kuadër të lëndëve që përmbajnë këto dy Fakultete.
Studentët e fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit dizajnuan hapësirën e brendshme të Universitetit, ndërsa studentët e fakultetit të Turizmit dhe Ambientit shërbyen pije dhe ushqime të përgatitura nga vet ata.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili mori pjesë në këto punëtori, u shpreh i kënaqur që studentët e UShAF, po tregojnë arritje të konsiderueshme në profesionin e tyre. Ai theksoi se, këto Punëtori, janë nga dëshmitë më të mira në praktikë, se këta studentë janë të gatshëm për tregun e punës.
“Ju, së shpejti do të jeni në tregun e punës dhe jam shumë i gëzuar, që Universiteti ynë, po e arrinë qëllimin që ka, pra po i ofron ekonomisë kosovare njerëz të përgatitur”, iu tha Rektori studentëve, të cilët i porositi që të vazhdojnë të përsosen në profesionin që kanë zgjedhur, për ta bërë edhe më krenar Universitetin dhe për ta zhvilluar vendin.
Gjatë kësaj jave, studentët e UShAF, do të kenë mundësinë që të praktikojnë aktivitetet e tyre, të cilat zhvillohen brenda një biznesi.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 25 Qershor, 2024
- Në UShAF zhvillohet takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore Kim Vu Dinh nga SHBA 24 Qershor, 2024
- Në UShAF u mbajt Tryezë Shkencore me temën “Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve” 21 Qershor, 2024