Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 – Afati i Prillit
Bazuar në vendimin e Senatit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), për lejim të afatit të provimeve të Prillit 2026, lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 10.04.2026 deri më 16.04.2026 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Prillit 2026.
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës me datën 09.04.2026 ( e Enjte) do të jetë ditë pushimi.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrjen e hapur për mobilitet për mësimdhënie në Universitetin “Sapienza” në Romë. Numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion është tre (3) mësimdhënës në nivel të Kosovës.
Të nderuar besimtarë katolikë, Festa e Pashkëve sjell me vete një mesazh të fuqishëm shprese dhe besimi, duke na rikujtuar se dashuria, mirëkuptimi dhe harmonia ndërmjet njerëzve janë vlerat që e bëjnë shoqërinë tonë më të mirë.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, me ftesë të Universitetit të Granadës (UGR) në Spanjë, realizoi një vizitë pune në këtë institucion, me qëllim të themelimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy universiteteve.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrje të hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Saxion, Holandë, për semestrin dimëror 2026.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpall thirrjen e hapur për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ në Vidzeme University of Applied Sciences, Letoni, për semestrin dimëror 2026. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë mobilitet është tre (3).
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Festës së Pashkëve Katolike me datën 06.04.2026 (e Hënë) do të jetë ditë pushimi.
Dekanja e Fakultetit të Arteve të Aplikuara në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Lebibe Topalli Shabani, realizoi një projekt bashkëpunimi ndërinstitucional me Akademinë e Teknologjisë dhe Arteve të Aplikuara në Varshavë (ATA).
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Punëtori e përbashkët ndërmjet Aleancës së Universiteteve E³UDRES² dhe UShAF 27 Qershor, 2026
- Studentët e UShAF festuan përfundimin e një etape të rëndësishme akademike në Ceremoninë e Diplomimit 26 Qershor, 2026
- UShAF hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master 24 Qershor, 2026