Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj njofton të gjithë të interesuarit se do të mbahet Sesion Informativ mbi Partneritetet Programore, Hulumtime, Grantet dhe Bursat, të cilat do të jenë disponueshme në kuadër të projektit HERAS “Higher Education, Research and Applied Science”.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka lidhur sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë “RSM Kosovo”, pas takimit që kanë pasur rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe përfaqësuesit e Kompanisë, z. Gëzim Tuli dhe z. Taulant Rudhani.
Në kuadër të Punëtorisë që po mbahet në këtë javë në Varshavë të Polonisë, të titulluar “Java e stafit administrativ”, e organizuar nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit, po qëndrojnë zyrtarët e administratës së UShAF, z. Azem Jashari – Sekretar i Përgjithshëm i UShAF dhe z. Armend Hysa, zyrtar i shërbimit të studentëve.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot përfaqësuesit e Kompanisë austriake “VAMED”, z. Johann Muller-Albrecht, znj. Amy Tremmel, z. Reinhard Krepler, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy palëve.
Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, z. Afrim Loku priti sot në takim profesorin, John Fisher, si dhe profesorë të tjerë dhe studentë të Universitetit “Utah Valley”, të ShBA-së, ku u bisedua në përgjithësi për çështje që kanë të bëjnë me shërbimet emergjente.
Studentët e fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit si dhe studentët e Turizmit dhe Ambientit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së bashku më profesorët e tyre, filluan javën praktike në hapësirat e Universitetit. Punëtoritë u organizuan në kuadër të lëndëve që përmbajnë këto dy Fakultete.
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, po marrin pjesë në Panairin e Punës 2017 dhe ata kanë një hapësirë ku po japin informacione për të gjithë të interësuarit në lidhje me funksionimin e Universitetit.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari dhe prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Sigurim të Cilësisë, z. Bujar Pira, po qëndrojnë në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, si rezultat i bashkëpunimit ndëruniversitar që UShAF ka me këtë Universitet (në kuadër të programit Erasmus+).
Prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), z. Afrim Loku dhe z. Sulejman Meta, kanë marrë pjesë në takimin me delegacionin nga Universiteti “James Madison” i Virgjinias (ShBA), i cili është mbajtur në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.
Në vazhdën e sukseseve të bashkëpunimit me subjektet ekonomike, sot UShAF lidhi Marrëveshje Bashkëpunimi me Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK, për punën praktike të studentëve.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024
- L A J M Ë R I M 12 Nëntor, 2024