Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
28 Nëntori, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, na bashkon rreth vlerave të lirisë, sakrificës dhe identitetit shqiptar. Kjo ditë shënon Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri ngjarje që përbëjnë themelin e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe […]
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF se bazuar në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për nderë të Festës së 28 Nëntorit, me datën 28.11.2025 (e Premte) do të jetë ditë pushimi. Ferizaj, 27.11.2025 NGA REKTORATI
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të projektit ndërkombëtar GITEKA, ka organizuar nga data 10 deri më 13 nëntor 2025 punëtorinë profesionale “Workshop for Staff – How to Introduce the Programme”, me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe ekspertëve nga institucionet partnere evropiane.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shënoi një tjetër moment krenarie në skenën e dizajnit. Studentja e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, Julinda Idrizi, u vlerësua me Çmimin e Publikut në “Garën Studentore të Dizajnit 2025”, pjesë përbërëse e Konventës së Industrisë së Drurit në Kosovë.
Në kuadër të lëndëve “Menaxhimi i Cilësisë” dhe “Konstruksione Arkitektonike”, në programin e studimit Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve, janë mbajtur ligjerata profesionale për studentë, nga ligjëruesi mysafir, z. Bujar Demolli, profesionist i dëshmuar në industrinë ndërkombëtare të arkitekturës dhe ndërtimit.
Vendimi për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2025/26 Linku i bursave:Vendimi për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2025-26
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka mbajtur ceremoninë solemne të ndarjes së titullit akademik “Doctor Honoris Causa” për tre personalitete me kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë dhe shkencën shqiptare e ndërkombëtare: Prof. Dr. Adnan Görür, Prof. Dr. Mihallaq Kotro dhe Prof. Dr. Sotir Dimoshi (post mortem).
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Saxion University në Holandë, në kuadër të projekteve zhvillimore dhe iniciativave të brendshme akademike të fakulteteve të UShAF.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka kënaqësinë dhe nderin të ju ftojë në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Doktor Nderi” – Doctor Honoris Causa, e cila do t’i jepet:
Në seancën gjyqësore në Hagë, ku po trajtohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, përfaqësuesit e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ishin aty, me zemër të bashkuar, me krenari dhe me mendje të drejtë, për të dëshmuar solidaritetin tonë institucional dhe kombëtar.