Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Orari i provimeve Bachelor për vitin akademik 2017/2018 – Afati i Qershorit 2018
Në UShAF qëndruan përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Salzburgut, Austri (Alexander Petutschnigg, Michael Ebner, Pia Auer dhe Ulrike Szigeti), të cilët mbajtën Punëtori me studentët e UShAF me temën “Dizajni i Produktit dhe Bashkëpunimi me Industri”.
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u hap Panairi i Punës, i pari i këtij lloji në Universitet, si dhe Ekspozita ‘’Profesionistët e së Ardhmes 3’’, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, GIZ gjerman, Ambasada Austriake në Kosovë, Shoqata ‘’Down Syndrome Kosova’’, si dhe përfaqësues […]
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor, se duke filluar nga data 28.05.2018 deri më 04.06.2018 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2018.
Në punëtorinë “Java për mobilitet e stafit administrativ”, e cila po mbahet në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë , po qëndron zyrtarja e shërbimit të studentëve të UShAF, z. Besa Rexhepi në kuadër të programit Erasmus+.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj dhe me iniciativën e tyre, të përfaqësuar nga z. Nuhi Çerkini, dhuron maketa për Shoqatën ‘’Down Syndrome Kosova’’.
Studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve realizuan Punëtori në Universitet, në kuadër të lëndës ‘’Dizajni i Interierit’’.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari me stafin e tij: Bashkim Thaçi, Bujar Pira, Flamur Salihu, Florit Hoxha dhe Artan Veseli kan qëndruar në Irlandë, në kuadër të projektit ‘’Creating Theory to Practice Centers for Innovation and Employment’’.
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), patën rastin që të dëgjojnë një ligjëratë mjaft interesante nga znj. Indira Kartallozi, drejtoreshë e ‘’Kaleidoscope Futures’’.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari mori pjesë në Konferencën e 4 – të Ndërkombëtare të arsimit të lartë “Plagjiatura në Evropë dhe përtej”, e cila u mbajt në Izmir të Turqisë.