Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, pas shpalljes së konkursit për pranimin e studentëve për vitin akademik 2018/2019, fton të gjithë të rinjt e Ferizajt, Kosovës dhe më gjerë që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UShAF.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019, sipas të cilit për këtë vit do të pranohen 487 studentë.
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka qëndruar prorektorja e Universitetit të Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë, Justyna Klys, e cila këtë vizitë e ka realizuar duke shfrytëzuar mundësinë e mobilitetit nga programi “Erasmus+”.
Raportet e komisioneve vlerësuese për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik mësimdhënës dhe ligjërues.
Kompania Euroswiss ka ndarë 9 licenca të Programit X CAD, për studentët e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, 6 prej të cilave janë ndarë për studentët të cilët janë duke kryer punë praktike nëpër kompani të ndryshme, ndërsa 3 të tjera për studentët me notë mesatare më të lartë në këtë drejtim.
Përfaqësuesit për Kosovë të kompanisë austriake “Blum”, z. Miroslav Stanonik dhe përfaqësuesja për Shqipëri e kësaj kompanie, znj. Violeta Gashi, vizituan Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me ç’rast u pritën nga rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari.
Shoqata e Arsimtarëve të Gjuhës Angleze të Ferizajt, vizituan UShAF, me ç’rast u pritën nga rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari, të cilin e falënderuan për bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e garave të gjuhës angleze – ENGVID, të cilën e realizuan plot dhjet muaj në Universitet.
Orari i provimeve Master për vitin akademik 2017/2018 – Afati i Qershorit 2018
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF, se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare të Republikës së Kosovës, për nderë të Festës së Fitër Bajramit, me datë 15qershor 2018 (e premte), do të jetë ditë pushimi.
Lajmërohen studentët në studimet Master, se duke filluar nga data 14.06.2018 deri më 19.06.2018 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2018.