Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2022/2023 – Afati i Qershorit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Drejtori Menaxhues i Management Developmet Associate (MDA) në Prishtinë, z. Besim Imeri, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi si partner strategjik ne fushën e projekteve te ndryshme.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 29.05.2023 deri më 04.06.2023 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2023. Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve Luten studentët që të respektojnë afatin e […]
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof.Dr. Bujar Pira, nga 16-20 Maji 2023, në kuadër të projektit Erasmus+, mori pjese në mobilitet e stafit akademik ne Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshave të Polonisë. Gjatë këtij mobiliteti, Profesori Pira ka ligjëruar para studentëve të këtij universitet në lëndën e Menaxhimit të Projekteve.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, sot zyrtarisht ua dorëzoi çmimin “Doctor Honoris Causa” profesorëve nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg të Austrisë, Dr. Alexander Petutschnigg dhe Dr. Michael Ebner.
Të nderuar studentë dhe staf akademik i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,
Federata Universale e Paqes, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ka nderuar Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari me titullin “Ambasador për Paqe”.
Përfaqësues të KFOR-it Amerikan në Ferizaj, Rreshter Major Joshua Brown dhe Major Paul Girdley, mbajtën një ligjëratë para studentëve dhe stafit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ku qëllimi i kësaj ligjërate ishte motivimi i të rinjve për arritjen e qëllimeve dhe përmbushjen e objektivave në jetë.
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se me datën 05.05.2023 (e Premte), Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Projektin “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë, 2019-2023”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, do të organizojë takim […]
Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke mbështetur studimin “Gjendja e Shëndetit Mendor te të rinjët në Kosovë”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të mbështetur nga Fondet e Bashkimit Evropian.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- THIRRJE E HAPUR PËR MOBILITET NGA UNIVERSITETI I TEKNOLOGJISË DHE ARTEVE NË SHKENCA TË APLIKUARA, VARSHAVË 25 Nëntor, 2024
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024