Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në bazë të nenit 16, të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nr. 969/23, të datës 24.03.2023, Administrata Qendrore e UShAF, me datën 16.12.2024, shpallë: KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF.
Studentët dhe stafi akademik i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të prirë nga Rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari, vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri, me ç’rast u pritën në takim nga Ambasadori, z. Skënder Durmishi dhe stafi diplomatik i kësaj Ambasade.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e lidhjeve akademike në mes të të dyja institucioneve që përfaqësojnë, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila synon të krijojë bashkëpunim akademik dhe shkëmbim përvojash mes dy universiteteve.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), i përfaqësuar nga tetë studentë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, mori pjesë në “Garën Studentore të Dizajnit 2024”, e cila ishte pjesë e Konventës së Industrisë së Drurit në Kosovë dhe ku u nderua me çmimin e dytë.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Universiteti i Sopronit në Hungari kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim themelimin e lidhjeve ndëruniversitare dhe për të zhvilluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Nëntori mbetet muaj i lavdisë dhe krenarisë kombëtare, duke na kujtuar Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 27 nëntor 2024, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj mirëpriti z. Agron Llugaliu, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, i cili mbajti një ligjëratë për studentët.
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF, se për nderë të Festës së 28 Nëntorit, me datën 28.11.2024 (e Enjte) do të jetë ditë pushimi.
Universiteti i Teknologjisë dhe Arteve në Shkenca të Aplikuara në Varshavë, Poloni në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për mobilitet për semestrin Veror 2025.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës 25 Prill, 2025
- Urimi i Rektorit Bajraktari për Pashkët 20 Prill, 2025
- NJ O F T I M 18 Prill, 2025