Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Biznesmeni i njohur nga Londra, Avdyl Gula, mbajti ligjëratë para studentëve të USHAF
- 26 Tetor, 2016
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Menaxhimit
Përvojë të re për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka sjellë biznesmeni i njohur nga Londra, z. Avdyl Gula, me një ligjeratë që e ka mbajtur para studentëve, ku ka folur për përvojën e tij në biznes dhe për mundësitë që ofron kjo fushë.
Biznesmeni kosovar Gula ka porositur studentët që të shfrytëzojnë maksimalisht njohuritë e tyre dhe t’i zgjerojnë vazhdimisht ato gjatë studimeve, në mënyrë që të dinë të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që ofron bota e biznesit.
Z. Gula, po ashtu, ka biseduar me studentët e Fakultetit të Menaxhimit (i cili fakultet edhe e ka organizuar këtë ligjëratë), për çështje të rëndësishme rreth ekonomisë vendore, por edhe asaj në vende të tjera.
Ndërsa, studentët u shprehën të kënaqur për faktin se, ndër të tjera, Universiteti po ua ofron atyre edhe mundësinë që të përfitojnë nga përvojat e njerëzve të suksesshëm të fushave të ndryshme, në këtë rast në fushën e biznesit dhe ndërmarrësisë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | ||||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UNIVERSITETET NUK MBYLLEN, ATO MBROHEN! 2 Nëntor, 2026
- PËRFUNDOI ME SUKSES SHKOLLA DIMËRORE (WINTER SCHOOL) 2026 NË UShAF! 2 Nëntor, 2026
- UShAF pjesë e projektit ndërkombëtar REGFUR, të mbështetur nga Erasmus+ 2 Nëntor, 2026


