Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në UShAF u bë zyrtarizimi i Kllasterit të Industrisë së Drurit
- 17 Prill, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot u bë zyrtarizimi i Kllasterit të Industrisë së Drurit, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga UShAF, përfaqësues nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë, Drejtori Ekzekutiv i Kllasterit dhe përfaqësues të bizneseve të përpunimit të drurit, të cilat janë anëtare të Kllasterit.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari hapi takimin duke i përshëndetur pjesëmarrësit dhe u shpreh shumë i lumtur që Universiteti që përfaqëson ai është pjesë e këtij Kllasteri. Po ashtu, tha se Universiteti do të jetë gjithmonë mbështetës i Kllasterit për gjithçka që i duhet për funksionim më të mirë, si dhe përmendi faktin që UShAF është gjithmonë shërbim i bizneseve dhe iu përgjigjet kërkesave të tyre, sepse sipas tij ata dijnë më së miri se në qfarë lëmie ka nevojë Kosova që ne si Universitet të nxjerrim profesionistë.
“Përmes kllasterit do të kemi mundësi më mirë të punojmë dhe të bashkëpunojmë me prodhuesit dhe përpunuesit e industrisë së drurit, të cilët janë shumë të lidhur me ne dhe gjithë ajo punë të cilen ne e bëjmë vazhdimisht, do ta kemi më lehtë ta bëjmë me Kllasterin. U pa një vullnet i mirë dhe një frymë e mirë e këtyrë anëtarëve të Kllasterit, për të bashkëpunuar në forma të ndryshme”, tha Rektori.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Kllasterit, z. Riad Durguti foli për përmbajtjen, funksionimin e Kllasterit dhe objektivat e tij. Durguti tha se kompanitë kosovare deri para disa viteve kanë qenë konkurente mes vete, ndërsa sot ato kanë nisur të eksportojnë në një trend që është vazhdimisht në rritje. Për këtë arsye sipas tij ne nuk duhet ta shohim më njëri-tjetrin si konkurent, por tani duhet ta shohim njëri – tjetrin si bashkëpunëtorë në mënyrë që të iu përgjigjemi nevojave të eksportit dhe sa më i madh të jetë numri i këtyre kompanive që i bashkohen kësaj forme të organizimit, përfitimi për secilën kompani do të jetë më i madh.
Nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë, fjalën e mori, znj. Igballe Rexha-Jashari, e cila falënderoj Rektorin Bajraktari për mbështetjen e vazhdueshme dhe tha se Kllasteri është një e arritur për aplikime të mëdha nëpër projekte ndërkombëtare. Po ashtu, ajo theksoi se ndjehet e lumtur që u realizua një nismë që i duhet vendit tonë.
Majlinda Bajraktari nga projekti “Enhancing Youth Employment”, foli për të arriturat e këtij projekti, si dhe për zhvillimin e programeve në fushën e industrisë së drurit.
Ndërsa, z. Bujar Baliu nga radhët e bizneseve tha se formimi i Kllasterit është një vlerë e shtuar për Industrinë e Drurit dhe tha se gjithëherë duke u koordinuar me UShAF do t’i trajnojmë studentët e rinjë, të cilët do të dalin nga ky institucion dhe në të ardhmën t’i bëjmë pjesë të kompanive tona.
Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare të themelimit të Kllasterit, të pranishmit vizituan Laboratorin e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit të UShAF dhe u shprehën mjaftë të entuziazmuar me atë çfarë panë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024
- L A J M Ë R I M 12 Nëntor, 2024