Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
BQK vlerëson kontributin e dhënë të UShAF në shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë
- 10 Prill, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), z. Fehmi Mehmeti, në lëtrën e tij drejtuar Rektorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktarit, ka vlerësuar lartë kontributin e Universitetit në Shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë.
Guvernatori Mehmeti, ka falënderuar Rektorin Bajraktari për bashkëpunimin e përkushtuar të institucionit të cilin e përfaqëson ai në shënimin e Javës Ndërkombëtare të Parasë dhe sipas tij UShAF i ka dhënë më shumë peshë kësaj ngjarje me rëndësi të dyanshme.
Mehmeti në letrën e tij ka shtuar se pjesëmarrja e UShAF e ka pasuruar shënimin e kësaj ngjarje dhe ka krijuar një urë lidhëse që bashkëpunimi i të dyja institucioneve të avancohet në sferën e edukimit financiar edhe në të ardhmen duke mundësuar ngritjen e njohurive për sektorin financiar te studentët.
“Me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë tutje në përmirësimin dhe anavcimin e njohurive për sektorin financiar, ju falënderojmë për kontributin tuaj dhe shpresojmë për bashkëpunim edhe në të ardhmen”, thuhet në fund në letrën e Gurevnatorit.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024
- L A J M Ë R I M 12 Nëntor, 2024