Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në UShAF u mbajt Punëtori me përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Salzburgut
- 1 Qershor, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
![](https://ushaf.net/wp-content/uploads/2018/06/DSC_0150-840x430.jpg)
Në UShAF qëndruan përfaqësues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Salzburgut, Austri (Alexander Petutschnigg, Michael Ebner, Pia Auer dhe Ulrike Szigeti), të cilët mbajtën Punëtori me studentët e UShAF me temën “Dizajni i Produktit dhe Bashkëpunimi me Industri”.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari i uroj mirëseardhje përfaqësuesëve të këtij Universiteti, si dhe i falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmën që i kan dhënë universitetin tonë deri më tani dhe theksoi se zhvillimi i institucionit tonë është si rezultat i bashkëpunimit me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Salzburgut.
Po ashtu, përfaqësuesit e këtij Universiteti falënderuan rektorin dhe u shprehën të kënaqur që po takohen prap me studentët e UShAF dhe se bashkëpunimi po sjell rezultate të suksesshme për të dyja institucionet.
Punëtoria kishte për qëllim që studentët të luajnë rolin e një eksperti të jashtëm, si dhe të ndihmojnë kompanitë me idetë dhe kreativitetin e tyre, në mënyrë që në të ardhmen kompanitë të bëjnë avancime. Ata dhanë idetë e tyre rreth prodhimit, dizajnimit, përdorimit të produkteve të cilat ata i prodhojnë.
Në këtë punëtori, morën pjesë 40 studentë, të cilët punuan në 10 grupe, të shpërndarë në 5 kompani.
Pas përfundimit të studimit studentët pjesëmarrës prezantuan punën e bërë gjatë kësaj Punëtorie dhe u vlerësuan nga Komisioni me vendin e parë dhe të dytë për secilën kompani veç e veç.
Komisioni përbëhej nga: z. Agron Bajraktari, z. Alexander Petutschnigg, Michael Ebner, Nuhi Çerkini (Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal) dhe Zekirja Jakupi nga Komuna e Ferizajt.
Ndërsa, Kompanitë në të cilat studentët po zhvillojnë studimin janë: Ahikos, Daça, Tefik Çanga, Sela Impex dhe ANB Baliu.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 25 Qershor, 2024
- Në UShAF zhvillohet takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore Kim Vu Dinh nga SHBA 24 Qershor, 2024
- Në UShAF u mbajt Tryezë Shkencore me temën “Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve” 21 Qershor, 2024