Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Dhurimi i maketave nga UShAF për fëmijët me Sindrom Down
- 24 Maj, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Ferizaj dhe me iniciativën e tyre, të përfaqësuar nga z. Nuhi Çerkini, dhuron maketa për Shoqatën ‘’Down Syndrome Kosova’’.
Maketat janë punë disa mujore, të punuara nga studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve në lëndën dizajnimi i hapësirave komerciale, të cilat me dëshirën e studentëve iu dhurohen fëmijëve të këtij komuniteti.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari e u ofroj ndihmë dhe bashkëpunim fëmijëve të kësaj Shoqate, si ndihmesë në kalimin e barrierave. Po ashtu, u premtoj se tani e tutje do ta kenë përkrahjen e Universitetit, duke pasur parasysh se ndjejmë obligim moral për dhënien e ndihmës kësaj kategorie, e cila nga shoqëria kosovare kërkon përkujdesje dhe ndihmesë për pavarësim gjatë jetës së tyre.
Ndërsa drejtoresha e ‘’Down Syndrome Kosova’’, Sebahate Hajdini-Beqiri, falënderoi rektorin Bajraktari për mbështetje institucionale që sipas saj UShAF është i vetmi institucion i Arsimit të Lartë, i cili mori iniciativë që ta ndihmoj këtë komunitet dhe do tu shërbejë si kurajo për aftësimin dhe pavarësimin e tyre në jetë.
Shoqata ‘’Down Syndrome Kosova’’ do t’i shesë këto maketa, në mënyrë që të siguroj mjete financiare për sigurimin e materialit për maketa të tjera, të cilat do t’i ndërtojnë së bashku me studentë dhe profesor të UShAF-it.
UShAF përveç tjerash do t’iu sigroj një kënd për ekspozitë, e cila do të mbahet gjatë muajit maj, ku Shoqata do të ekspozoj dhe shesë produktet.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- NJ O F T I M 3 Maj, 2024
- Festivali i Shkathtësive Digjitale 3 Maj, 2024
- L A J M Ë R I M 30 Prill, 2024