Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Drejtori i Agjencionit Austriak për Zhvillim, Martin Ledolter vizitoj UShAF – in
- 15 Maj, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Sot, drejtori i Agjencionit Austriak për Zhvillim, z. Martin Ledolter qëndroj në UShAF me ç’rast u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe prorektori, Prof. Dr. Afrim Loku, ku u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Rektori Bajraktari i uroi mirëseardhje drejtorit Ledolter dhe e falënderoi atë që në mesin e të gjitha universiteteve publike, ka zgjedhur të vizitoi UShAF-in. Po ashtu, rektori e njoftoi atë për aktivitetet e UShAF dhe i spjegoi për mundësitë që i ofron universiteti ynë për të qenë më afër me tregun e punës.
Gjithashtu, rektori foli edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me bizneset dhe tha se i gjithë ky bashkëpunim bëhet me qëllim të arritjes së shkathtësive më të mira profesionale në UShAF. Po ashtu, foli edhe për plan-programet dhe angazhimet e ndryshme profesionale, për të cilat sipas tij pikë referuese është Universiteti i Salzburgut.
Ndërsa, drejtori Ledolter falënderoi rektorin Bajraktari dhe stafin e UShAF për mikëpritjen, si dhe entuziazmin e shfaqur nga ana e studentëve për të avancuar sukseset dhe ndihmën që mund të ofroj Agjencioni. Gjithashtu, ai shpalosi praktikat e universiteteve aplikative në Austri dhe njëkohësisht ofroj bashkëpunimin me përvojat e këtyre universiteteve.
Në ligjëratën e mbajtur për studentët, drejtori Ledolter foli për aktivitetet e këtij Agjencioni nëpër të gjitha vendet e Botës, me shpalosjen e projekteve të ndryshme. Ai prezantoj edhe projektet të cilat do të jenë të dedikuara për studentët e UShAF, duke nënkuptuar edhe mobilitetin e tyre dhe të mësimdhënësve.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 25 Qershor, 2024
- Në UShAF zhvillohet takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore Kim Vu Dinh nga SHBA 24 Qershor, 2024
- Në UShAF u mbajt Tryezë Shkencore me temën “Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve” 21 Qershor, 2024