Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në UShAF u nënshkrua Memorandumi për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
- 11 Maj, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), zyrtarisht është bërë nënshkrimi i memorandumit për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë. Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu si dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj.
Gjatë kësaj Cermonie u tha se Ferizaj për herë të parë bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, hap ky i rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove për nevojat e tregut.
Afrim Loku, prorektor në UShAF, i përshëndeti të pranishmit dhe tha se krijimi i kësaj Qendre lidhet ngusht me misionin dhe vizionin për të cilin është përcaktuar universiteti ynë, po ashtu ju bëri thirrje studentëve që të shprehin idetë dhe kreativitetin e tyre që deri më tani nuk ju ka munguar asnjëherë.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ndër të tjera e cilësoi Ferizajn si kryeqytet ekonomik i Kosovës, si dhe foli për rëndësinë e hapjës së Qendrës së Inovacionit si projekt madhor për komunitetin e në veçanti për studentët e UShAF, meqë Ferizaj është qytet universitar në të cilin është synim realizimi i mësimit teorik në praktik dhe përgatitja e profesionistëve.
Ndërsa, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se Ferizaj, sot po shënon një fillim të ri me hapjen e kësaj Qendre, e cila do të jetë ardhmëria e rinisë, që do të ndikoj në zhvillimin ekonomik, duke shfrytëzuar resurset për rritjen e produktivitetit.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Menaxhmenti i UShAF viziton Resort Planet në Gjilan 3 Shkurt, 2026
- L A J M Ë R I M 21 Janar, 2026
- Studentët e UShAF në bashkëpunim akademik ndërkombëtar me FH Salzburg 15 Janar, 2026






