Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentët dhe stafi i UShAF vizituan vendin turistik të Strazhës së Kaçanikut
- 5 Maj, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), së bashku me stafin akademik, kanë organizuar sot një piknik në Strazhë të Kaçanikut.
Kjo vizitë kishte për qëllim socializimin e studentëve dhe profesorëve, si dhe krijimin e mundësive për shoqërimin dhe bashkëpunimin mes tyre, e po ashtu edhe vizita nëpër vendet me bukuri natyrore të kësaj ane, të cilat janë të përshtatshme për turizëm.
Studentët patën mundësinë të shohin vendet më të bukura të kësaj ane dhe zhvilluan aktivitete të ndryshme, ndërsa studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit gjatë kësaj vizite kanë bërë përgatitjen e ushqimeve të ndryshme në natyrë.
Në kuadër të kësaj vizite, rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari në emër të Universitetit ka ndarë një mirënjohje (falënderim) për restorantin “Sharri” në Strazhë për kontributin e dhënë në realizimin e aktivitetit praktik të studentëve të UShAF.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | |||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF dhe SolaRit Academy organizuan trajnim treditor për Sistemet Solare Fotovoltaike (PV) 1 Qershor, 2026
- KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE TË RREGULLT TË UShAF NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE. 29 Maj, 2026
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 – Afati i Qershorit 29 Maj, 2026





