Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Fillon trajnimi i kompanive në programin CAD nga profesorët e UShAF
- 29 Mars, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka filluar trajnimi i përfaqësuesëve të kompanive me të cilat UShAF ka Marrëveshje Bashkëpunimi.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari i priti përfaqësuesit e kompanive dhe i falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm. Po ashtu, rektori iu uroj suksese gjatë trajnimit të tyre në universitet.
Ky trajnim do të zgjas 30 orë dhe në fund përfaqësuesit e kompanive do të pajisen me certifikata në programin CAD. Nga mesi i trajnimit pritet që të angazhohen edhe profesorë nga Anglia dhe Italia.
Trajnimin për kompanitë po e bëjnë profesorët e UShAF, Rrahim Sejdiu dhe Flamur Salihu, të cilët ditë më parë janë trajnuar për këtë program në Universitetet e Anglis dhe të Italisë.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Studentët dhe stafi akademik i UShAF realizojnë vizitë studimore në universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë 17 Dhjetor, 2024
- PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE DHE TË DIPLOMUARVE NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE TË UShAF. 16 Dhjetor, 2024
- Studentët dhe stafi i UShAF vizituan Ambasadën e Kosovës në Shqipëri 11 Dhjetor, 2024