Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Ligjëratë nga Reto A. Mauerhofer para studentëve të UShAF
- 9 Janar, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
![](https://ushaf.net/wp-content/uploads/2018/01/DSC_0102-840x430.jpg)
Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), e vizituan sot z. Reto A. Mauerhofer (ligjërues në Universitetin e Baselit, konsulent në kompaninë zvicerane konsultuese “Mauerhofer & Partners”, si dhe drejtor i Fondacionit në projektin për veturat e reja në Zvicër) dhe z. Boletin Hasani (biznesmen shqiptar dhe bashkëpunëtor në kompaninë “Mauerhofer & Partners”).
Fillimisht ata u pritën nga rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili i falënderoi për mundësinë që po ua krijojnë studentëve që të përfitojnë nga përvoja e tyre në konsulencë dhe biznes.
“Mundësitë e reja të bashkëpunmimit janë të mirëseardhura. Janë mundësi e mirë për shoqërinë dhe të rinjtë në veçanti, e po ashtu kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë. Zvicra është një vend i respektuar nga ne në Kosovë, por edhe kemi marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer si dy shtete mike”, tha rektori.
- Mauerhofer u shpreh i kënaqur nga kjo vizitë dhe i mahnitur me punën e stafit dhe të studentëve të UShAF.
Në ligjëratën e mbajtur para studentëve, ai prezantoi veprimtarinë e Kompanisë, si dhe përvojat dhe mundësitë që i ofrojnë për shkëmbim të studentëve dhe stafit akademik.
Po ashtu, z. Hasani u foli studentëve për jetën e tij, përvojat dhe mundësitë që i ofroi shteti zviceran për të.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 25 Qershor, 2024
- Në UShAF zhvillohet takim pune me eksperten për infrastrukturë ligjore Kim Vu Dinh nga SHBA 24 Qershor, 2024
- Në UShAF u mbajt Tryezë Shkencore me temën “Ndikimi dhe Përparësitë e Ekonomisë Qarkore (Cirkulare) në Afarizmin e Bizneseve” 21 Qershor, 2024