Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari vizitoi studentët gjatë punës praktike
- 16 Nëntor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, vizitoi studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit gjatë punës praktike të tyre në Ndërmarrjen “Ahikos”.
Rektori Bajraktari i përgëzoi studentët për përkushtimin e tyre dhe mbajti një ligjëratë të shkurtër para tyre për rëndësinë e zbatimit të pjesës teorike në atë praktike. Ai tha se puna praktike i ndihmon ata që të bëhen të zotët në profesionin e tyre, ndërsa shtoi se tregu i punës po i pret.
Rektori porositi studentët që të punojnë shumë, sepse e ardhmja në një qytet dhe shtet të zhvilluar, varet pikërisht nga puna që bëjnë ata sot dhe gjatë tërë studimeve të tyre.
Gjithashtu, me këtë rast, studentët u njoftuan me më të rejat e industrisë së mobileve në Ndërmarrjen “Ahikos”.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
This post is also available in: English
