Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori Bajraktari mori pjesë në hapjen e Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Juridike dhe Ekonomike
- 27 Tetor, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, mori pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Kongersit të Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Juridike dhe Ekonomike.
Në këtë Kongres dyditor me temën: “Integrimi Euro-Atlantik i Republikës së Kosovës”, i cili po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, po marrin pjesë rreth 150 studentë dhe profesionistë të shkencave juridike dhe ekonomike nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
Gjatë kohës sa do të zgjasë Kongresi, do të bëhet prezantimi i 17 punimeve, të cilat kanë për qëllim parësor dhënien e kontributit në shkrimin akademik në shkencat e juridike dhe ekonomike.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Kongresit, përveç profesorëve ishin edhe përfaqësues nga MAShT, rektori i UP-së – z. Marjan Dema, prorektorët e Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik të UP-së dhe kryetari i Rinisë së Ferizajt – z. Nuhi Çerkini.
Kongresi është organizuar nga Qendra për Avancimin e Studimeve Juridike dhe Ekonomike (QASJE) dhe është mbështetur nga MAShT dhe Universiteti i Prishtinës.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024
- L A J M Ë R I M 12 Nëntor, 2024