Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Ministri Bajrami dhe rektori Bajraktari hapën ekspozitën e studentëve të UShAF “Profesionistët e së Ardhmes”
- 29 Maj, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari, janë shprehur të kënaqur me punën e studentëve në hapjen e ekspozitës “Profesionistët e së Ardhmes”, e cila u hap sot në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Në këtë ekspozitë, të dytën të këtij lloji, po i ekspozojnë punimet e tyre studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, si dhe Fakultetit të Menaxhmentit.
Ministri Bajrami u shpreh i lumtur që ka ndihmuar në hapjen, por edhe në mbështetjen e mëtutjeshme për këtë Universitet, ndërsa tha se para tri vitesh kishim një ëndërr për këtë universitet. “Por, e bëmë realitet, sepse krijuam një universitet model jo vetëm për Ferizajn, por për gjithë Kosovën, krijuam Universitetin e Shkencave të Aplikuara”.
Ministri i Arsimit theksoi se ky është një universitet i shekullit 21, i cili ofron liderë të së ardhmes. “Resursi më i madh që kemi ne, janë të rinjtë tanë, një rini evropiane dhe shumë aktive, prandaj ne e kemi për detyrë të punojmë shumë për ta”, tha ministri Bajrami.
“Ky është universiteti më i mirë që kemi për momentin”, tha Ministri dhe këtë e arsyetoi me fatin se ky Universitet, vetëm për kaq pak kohë prej se është themeluar, është shumë i kërkuar nga të rinjtë dhe ka fituar përkrahjen e madhe të bizneseve dhe kompanive të ndryshme.
Pasi që e krahasoi me universitete të njohura në vende të ndryshme të Evropës, ministri Bajrami falënderoi rektorin Bajraktari për menaxhim të shkëlqyeshëm, por edhe stafin akademik dhe studentët për punën e tyre të palodhshme.
Ndërsa, rektori Bajraktari theksoi faktin se ky institucion ka vetëm dy vite jetë si universitet dhe për këtë kohë, janë realizuar në plotni të gjitha premisat që janë dhënë në studimin e fizibilitetet, i cili më pas u mbështet nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht nga ministri Bajrami, të cilin e falënderoi për dhënien e kësaj mundësie për të rinjtë e Ferizajt dhe Kosovës.
Rektori u shpreh krenar për studentët, për punën e mirë që kanë bërë në këtë ekspozitë, por edhe për punën në ndërmarrje. Ai falënderoi stafin akademik dhe joakademik, por edhe ndërmarrjet që kanë ofruar punën praktike të studentëve, pasi që Universitetit ende i mungojnë ambientet e kërkuara laboratorike për shkaqe financiare.
“Puna jonë është e lidhur ngushtë me ndërmarrje dhe Bordi Industrial, i ngritur pranë Universitretit, po krijon këta profesionistë të së ardhmes, të cilët tregu po i pret, tha rektori Bajraktari, ndërsa theksoi edhe faktin se shumë studentë po punësohen në kompani ende pa i mbaruar studimet.
Duke vënë në fokus punën që është bërë për të krijuar mundësi të reja për përgatitjen sa më të mirë të studentëve, Rektori përmendi se tashmë studentët e parë të UShAF po qëndrojnë në universitete ndërkombëtare, si pjesë e marrëveshjeve për mobilitet.
Rektori Bajraktari premtoi se në të ardhmen do të hapen edhe programe të reja në Universitet, gjithmonë duke e rritur vazhdimisht cilësinë e studimeve.
Ekspozita, e cila është hapur sot, do të qëndrojë e hapur për të gjithë të interesuarit deri më datën 31.05.2017.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit 14 Nëntor, 2024
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2024/2025 – Afati i Nëntorit 14 Nëntor, 2024
- L A J M Ë R I M 12 Nëntor, 2024
This post is also available in: English