Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Trajnim për stafin e USHAF për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit Elektronik në Arsim
- 14 Prill, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Pas përmbylljes së suksesshme të Konferencës “Aplikimi i Teknologjisë së Informacionit në Arsim – Përvojat e Kosovës”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj vendosi që të organizojë trajnimin, i cili do të mbahet në dy faza për profesorët dhe stafin administrativ me ç’rast faza e parë e trajnmit përfundoi me sukses.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti në takim zyrtarë të këtij projekti (z. Argjend Osmani – këshilltar i projektit, znj. Besa Zajasi – eksperte në projekt dhe z. Adnan Osmani – ekspert i TI-së), ku u bisedua për rëndësinë e këtij projekti, si dhe përfitimet dhe lehtësimin e metodave të ndryshme të teknologjisë, të cilat dita-ditës po e bëjnë më të lehtë procesin e të mësuarit në çdo kohë.
Rektori Bajraktari u shpreh falënderues ndaj zyrtarëve të Projektit, të cilët po gjejnë kohë që këto informacione të rëndësishme t’i ndajnë me stafin e Universitetit.
Argjend Osmani falënderoi rektorin Bajraktari për pritjen dhe mundësinë që po ua krijon që të kontribojnë në zhvillimin e teknologjisë informative në UShAF.
Në fazën e parë të këtij trajnimi, z. Osmani foli për rëndësinë e aplikimit të TIK-ut në arsim, inovacionin në arsim, ngritjen e motivimit, rritjen e efektivitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies, të mësuarit përmes lojës, aplikimin e TIK-ut në arsim dhe jo vetëm për argëtim, interaktivitetin, etj. Po ashtu, ai foli edhe për ngritjen e shkathtësive përmes kurseve online (cousera.com, alison.com, MOOC, etj.)
Veç tjerash u diskutua për përparësitë, mangësitë dhe pengesat e mundshme për implementimin e TIK-ut në Universitet dhe si të tejkalohen këto pengesa. Gjatë trajnimit, u diskutua edhe për shkollat në të kaluarën dhe si janë sot, fabrikat dhe prodhimtarinë në fillim të shek. 20 dhe fabrikat moderne të shek. 21, etj.
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Mësimi Elektronik në Arsim, është projekt i Bashkimit Evropian.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Menaxhmenti i UShAF viziton Resort Planet në Gjilan 3 Shkurt, 2026
- L A J M Ë R I M 21 Janar, 2026
- Studentët e UShAF në bashkëpunim akademik ndërkombëtar me FH Salzburg 15 Janar, 2026


