Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studenti Andi Ejupi – tregim i suksesshëm i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
- 13 Prill, 2017
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Andi Ejupi, student i vitit të tretë i Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka filluar punë në programin “Beso në Mua”si dizajner i interierit.
“Beso në Mua”është program mjaft atraktiv që transmetohet në televizionin Klan Kosova dhe e veçanta e këtij programi është sepse është i vetmi i këtij lloji në Kosovë dhe ofron një çasje tejet atraktive për të gjithë ata që duan ambient ideal për jetë dhe punë.
Nga dëshira e madhe për të qenë një dizajner i suksesshëm, Andi ka filluar studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku tregoi sukses të shkëlqyeshëm gjatë studimeve dhe që nga viti i dytë filloi të punojë në këtë program duke bërë dizajne të ndryshme si: dhoma gjumi, dhoma të punës, rregullimin e ballkonëve dhe dizajne të tjera me interes. Studenti Andi Bujupi ka aftësi të jashtëzakonshme dhe imagjinatë tejet të zhvilluar për këtë lëmi. Kreativiteti i tij në punë dhe përkushtimi ndaj këtij profesioni, kanë bërë që Andi të bëhet pjesë e emisionit, i cili jep ide, apo edhe idenë e qytetarëve e shndërron në komoditet në jetën e përditshme.
“Falë marrëveshjeve të shumta të UShAF-it me kompani e biznese, me të cilat u bë e mundur që unë t’i zbatojë njohuritë e mija në praktikë, punës së palodhshme dhe durimit të mësimdhënësve që u morën me ne sa herë që ne kërkonim ndihmën e tyre, unë u bëra i zoti në profesionin tim”, thotë Andi.
Andi Bujupi është një nga tregimet e suksesit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe një indikator se studentët e këtij Universiteti do të kenë mundësi të shumta dhe do të kenë se çfarë t’i ofrojnë tregut të punës, që është edhe synimi kryesor i Universitetit.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- NJ O F T I M 3 Maj, 2024
- Festivali i Shkathtësive Digjitale 3 Maj, 2024
- L A J M Ë R I M 30 Prill, 2024