Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Vizitë e Studentëve të UShAF në Muzeun e qytetit të Ferizajt
- 30 Nëntor, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e vitit të III-të të Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, në kuadër të lëndës “Arti, Historia dhe Trashëgimia Kulturore”, vizituan Muzeun e qytetit të Ferizajt, i cili është themeluar në vitin 2011 dhe është njëri ndër Muzetë më të ri në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesi i Muzeut, z. Ilir Bytyçi i njoftoi studentët me artefaktet që gjinden në këtë Muze, i cili posedon eksponate nga fusha e arkeologjisë, historisë dhe etnologjisë. Po ashtu, ai u shpjegoi për eksponatin më të vjetër të quajtur “Figurina”, i cili i përket periudhës së Neolitit, si dhe eksponate nga koha e bronzit, hekurit, periudhën pas lindjes së Krishtit e deri tek historia e pas luftës në Kosovë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi me historinë dhe trashëgiminë kulturore që ka ky rajon.
Studentët të shoqëruar nga profesorët: Prof. Rrahim Sejdiu, Prof. Flamur Salihu dhe Prof. Lejla Ibrahimi, gjatë kësaj vizituan edhe Galerinë e Arteve të qytetit të Ferizajt.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Urimi i Rektorit për Festat e Fundvitit 24 Dhjetor, 2024
- Njoftim 24 Dhjetor, 2024
- Studentët dhe stafi akademik i UShAF realizojnë vizitë studimore në universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë 17 Dhjetor, 2024