Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës, numër 03/L-212, nenit  80 dhe nenit 81 të Ligjit për Zyrtarët Publik, numër 08/L-197, nenit 8 paragrafit 3 nënparagrafit 3.5 të Ligjit për Arsimin e Lartë, numër 04/L-037 si dhe nenit 155 paragrafit 4 të Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në përputhje me Rregulloren për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin e personelit akademik në UShAF nr. 2521/21 e datës 10.09.2021 si dhe bazuar në vendimin e Senatit të UShAF nr. 3777/25 të datës 03.11.2025 dhe vendimin nr. 182/26 të datës 02.02.2026, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj me datën 25.02.2026 shpallë:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e personelit të rregullt akademik

  1. NJË MËSIMDHËNËS NË MARRËDHËNIE TË RREGULLT PUNE

 

  1. Një Mësimdhënës në marëdhënie të rregullt pune për lëndët:

 

  • Matje dhe Kontrolli (BSc. Inxhinieri Industriale me Informatikë);
  • Hidraulikë dhe Termodinamikë (BSc. Inxhinieri Industriale me Informatikë);
  • Rregullimi Automatik/Kontrolli (BSc. Inxhinieri Industriale me Informatikë);
  • Fizikë (BSc. Inxhinieri Industriale me Informatikë);
  • Përpunimi Sipërfaqsor i Drurit ( BSc. Dizajni dhe Konstruksionet e produkteve nga Druri).

 

  1. DY LIGJËRUES NË MARRËDHËNIE TË RREGULLT PUNE

 

  1. Një Ligjërues në marëdhënie të rregullt pune për lëndët:

 

  • Mjedisi Biznesor (BSc Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia);
  • Menaxhimi i Operacioneve (BSc Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia);
  • Intership (BSc Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia);
  • Planifikimi Biznesor (BSc Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia);
  • Vendimmarrja ne Biznes (BSc Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia);
  • E Drejta dhe Etika ne Biznes (BSc Informatikë e Aplikuar)
  • Menaxhimi i Ndryshimeve (BSc Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia);
  • Menaxhim i Projekteve (BSc Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia).

 

  1. Një Ligjërues në marëdhënie të rregullt pune për lëndët:
  • Aplikimi i MIS në Hoteleri dhe Turizëm (BSc. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit);
  • Menaxhmenti në Hoteleri dhe Turizëm (BSc. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit);
  • Menaxhmenti i Zinxhirit Furnizues në Hoteleri (BSc. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit);
  • Menaxhimi i Hotelierisë (BSc. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit)
  • Menaxhimi i Ambienteve të Hotelerisë (BSc. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit);
  • Menaxhimi i Destinacioneve Turistike (BSc. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit);
  • Trashëgimia Historike dhe Kulturore (Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit);
  • Zhvillimi i Tregut dhe Produktit (Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit).

Kushtet e përgjithshme

Kushtet e përgjithshme për zgjedhjen e personelit akademik të rregullt janë të përcaktuara në dispozitat e Statutit të UShAF dhe Rregulloren për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin e personelit akademik në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Nr. prot.: 2521/21, datë: 10.09.2021.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Kandidatët të cilët paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim dhe biografinë (CV);
  2. Ekstraktin e lindjes (origjinal), jo më të vjetër se 6 (gjashtë) muaj;
  3. Për pozitën mësimdhënës, kërkohet diploma/çertifikata e diplomës origjinale (bachelor, master/magjistraturë, doktoratë) ose kopjet e tyre të noterizuara;
  4. Për pozitën Ligjërues, kërkohet diploma/çertifikata e diplomës dhe çertifikatat e notave origjinale (bachelor, master/magjistraturë) ose kopjet e tyre të noterizuara;

Kandidati i cili emërohet Ligjërues për herë të parë, duhet të ketë notën mesatare jo më të vogë se 7 (shtatë) në studimet bachelor dhe notën mesatare jo më vogël se 8 (tetë) në studimet master, ose notën mesatare jo më të vogël se 7.5 në studimet e sistemit 5 (pesë) vjeçar;

  1. Vendimin për nostrifikim (barasvlerën) të diplomës/certifikatës së diplomës përkatëse (bachelor, master/magjistraturë,) nga Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit së Republikës së Kosovës, për të gjithë kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit. Nuk do të merret në konsideratë dëshmia e aplikimit për nostrifikim;
  2. Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale brenda kornizës së përcaktuar me Statutin e UShAF dhe Rregulloret përkatëse.
    • Për pozitën mësimdhënës kërkohet: së paku një punim shkencor i publikuar në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike, si autor i parë dhe të indeksuara në njërën nga pesë platformat e identifikuara me UA 01/18 të MASHT, me Impakt Faktor IF>0.1 në kohën e publikimit të punimit, nga fusha përkatëse e studimit;
    • Për pozitën Ligjërues kërkohet: së paku një punim shkencore i publikuar në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike, si autor i parë dhe të indeksuara në njërën nga pesë platformat e identifikuara me UA 01/18 të MASHT, me Impakt Faktor IF>0.1 në kohën e publikimit të punimit, nga fusha përkatëse e studimit;

 

  1. Dëshmitë për pjesemarrje dhe prezantime ne konferenca shkencore e profesionale brenda kornizës së përcaktuar me Statutin e UShAF dhe Rregulloret përkatëse.

 

  • Për Mësimdhënës kërkohet: Pjesëmarrje në së paku një Konferencë ndërkombëtare, si prezantues oral i punimit si autor i parë, nga fusha përkatëse e studimit.
  • Për Ligjërues kërkohet: Pjesëmarrje në së paku një Konferencë ndërkombëtare, si prezantues oral i punimit si autor i parë, nga fusha përkatëse e studimit.

 

  1. Certifikatë mbi denimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se personi nuk është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë, jo më të vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit.
  2. Dëshmi që kandidati nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike). Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dorëzojnë një deklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik;

 

  1. Informata tjera shtesë, të cilat janë të rëndësishme për kandidatët që aplikojnë.
  • Për Mësimdhënës: Të tregojë aftësi për mësimdhënie dhe të dëshmojë punë, dije dhe mjeshtri në lëndën e fushës përkatëse;
  • Për Ligjërues: Të tregojë aftësi për mësimdhënie dhe të dëshmojë aftësi në punë me projekte shkencore/profesionale.

 

Kohëzgjatja e emërimit dhe kufizimet për emërim

  1. Të gjitha emërimet për tituj, si dhe kohëzgjatja e punësimit bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse të Statutit të UShAF dhe ligjeve në fuqi.

Vendimi, periudha e ankimimit dhe përmbyllja e konkursit

  1. Kandidatët, të cilët janë të pakënaqur me vendimet e organeve kompetente të UShAF (Këshillit Mësimor/Shkencor apo Senatit), gjatë përzgjedhjes se personelit akademik kanë të drejtë ankese në dy faza:
  2. Faza e parë e ankimimit është më së largu 15 ditë nga dita e publikimit të Buletinit. Buletini do të qëndrojë i publikuar 15 ditë në Zyrën nr. 008 të UShAF dhe në ueb-faqen e UShAF. Ankesa i drejtohet Komisionit për Ankesa të Këshillit Mësimor/Shkencor në UShAF dhe do të shqyrtohet nga Këshilli Mësimor/Shkencor, më së largu 10 ditë nga dita e përmbylljes së afatit të ankimimit.
  3. Faza e dytë e ankimimit bëhet ndaj vendimt të Senatit, në afat jo më larg se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas pranimit të vendimit. Ankesa i drejtohet Komisionit të Senatit për Ankesa dhe Parashtresa, që shërben si instancë e parë dhe e fundit e ankimimit në UShAF. Raporti i ankesave të shqyrtuara nga Komisioni i Ankesave dhe Parashtresave i prezantohet Senatit për vendosje përfundimtare në nivel të organeve të UShAF. Propozimi i Komisionit të Senatit për Ankesa dhe Parashtresa nuk ka karakter obligativ për Senatin.
  4. Pala ankuese njoftohet me shkrim lidhur me vendimin përfundimtar të Senatit.
  5. Konkursi për emërim për personelin akademik të rregullt, duhet të përmbyllet me vendime përkatëse të Senatit të UShAF për të gjitha vendet e shpallura, në një periudhë jo më të gjatë se 175 ditë nga dita e shpalljes.
  6. Për raste të veçanta, para arritjes së propozimit në Senat, me kërkesë të Rektorit, afati i të gjithë procedurës mund të zgjatet maksimalisht edhe 30 ditë.
  7. Nëse konkursi nuk realizohet në tërësi apo pjesërisht brenda afatit të përcaktuar si në paragrafin 3, atëherë vendet përkatëse të parealizuara mund të rishpallen në konkursin e radhës sipas kërkesës së Fakultetit.

 

Mënyra e aplikimit

  1. Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në formë të shtypur dhe në formë elektronike.
  2. Dokumentacioni në formë fizike (i shtypur), për vend pune në të cilin aplikon kandidati, përveç atij origjinal ose të noterizuar, duhet të dorëzohet edhe një kopje e thjeshtë fizike shtesë.
  3. Dokumentacioni i shtypur duhet të dorëzohet në administratën e UShAF te  zyra e divizionit për çështje akademike kurse versioni elektronik në adresën zyrtare të UShAF ([email protected]).
  4. Punimet shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare duhet të skanohen në tërësi, ndërsa për libra të botuar duhet të skanohet faqja e parë e librit dhe faqja në të cilën shihet katalogimi i botimit.
  5. Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara, si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartëcekur, nuk do të merren në shqyrtim.
  6. Njoftimi për hapjen e Konkursit bëhet përmes platformës SIMBNJ dhe webfaqes së UShAF është i hapur nga data 25.02.2026.
  7. Afati për aplikim dhe dorëzim të dokumentacionit sipas konkursit është i hapur 30 (tridhjetë) ditë kalendarike dhe fillon nga data 26.02.2026 deri më 27.03.2026, ora 16:00.

Konkursi: Konkurs për staf akademik