Për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mblodhën stafi i Universitetit për të nderuar të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Për këtë ngjarje madhështore për vendin tonë, e morën fjalën të gjithë me radhë duke kujtuar kohën e luftës, sakrificat, dhimbjen, e në veçanti ata që që ranë në altarin e lirisë dhe e bënë realitet lirinë me jetën e tyre.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, uroi të gjithë për Pavarësinë, duke treguar sakrificat që bënë çdo anëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vetëm që ne të gëzojmë sot shtetin tonë të pavarur. Mes tjerash, Rektori uroi që liderët e luftës për liri, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë, të lirohen sa më shpejt dhe të na bashkohen në lirinë që po e gëzojmë, si rezultat i këmbënguljes dhe përpjekjeve të tyre.
Me ketë rast, stafi i UShAF bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj në shenjë mirënjohje për veprën e tyre deri në flijim për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

This post is also available in: English